músicas

Ere Pranverore

Elina Duni Quartet

Kur agon më qesh fytyra
n’zemër m’len dashunia.
Me gëzu më grish natyra
çel pranverë si përherë.

Fluturon fluturon
në qiellin plot hare.
O erë pranverore

Ku jeta vlon fluturon
ku rriten pallate madhështore
që ngrihen per ne.
Në bulevardet u lulëzun mimozat
u lulëzun mimozat plot aromë.

Dashnorët presin tuj këndu pranverën
tuj këndu pranvera ne na fton,
Na fton, na fton plot hare.


compositores: Llazar Siliqi
01:25
04:12